Çiklizmi

Rajoni i Malit Sharr po shndërrohet në destinacion të njohur për çiklizëm malor. Mali Sharr disponon me shtigjet më të mira për çiklizëm malor në vend – nga shtigjet e parapara për fillestarë deri te shtigjet e përsosura për çiklizëm malor kros-kantri. Deri tani janë shënuar 8 shtigje për çiklizëm kros-kantri. Përkrah mundësisë për hulumtime individuale e shtigjeve për çiklizëm, mund të angazhohet edhe udhëheqës me përvojë dhe organizimi i udhëtimeve njëditore dhe shumëditore me biçikletë përmes turneve të organizuara dhe vizitën e atraksioneve më të rëndësishme turistike në Malin Sharr. Do të zbuloni përvoja dhe peizazhe që do t’ju lënë pa frymë.

*Nëse jeni të interesuar për çiklizëm, shihni ofertën për Popova Shapka.


image description
Sezonet më të mira: Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor
Klube të famshme: Së shpejti...

Çiklizëm malor

Zgjidh aventurën tënde
image description

“Konak” – Popova Shapka: shtigjet për çiklizëm malor kros-kantri

Turnetë e çiklizmit malor kros-kantri organizohen në pranverë dhe vjeshtë, në periudhën nga muaji maj deri në tetor. Grupet përbëhen nga maksimum pesë çiklistë. Vendi i nisjes së secilit grup është në “Konak” – Popova Shapka. Në turne përfshihen: biçikleta, pajisjet për biçikletë, ushqimi sipas marrëveshjes (mëngjes ose drekë) në “Konak” – Popova Shapka, freskime gjatë rrugës, udhëheqje e organizuar gjatë turneut. Sipas nevojës mund të bëhet angazhimi i automjetit për shoqërim gjatë turneut. Pjesëmarrësit në turne duhet të posedojnë pajisje sportive adekuate sipas motit në ditën e turneut. Numri minimal i personave për realizimin e turneut me biçikleta është tre persona, me rezervim paraprak.


Informacione për çiklizmin:
Kontakti :078/32 98 98
Info-qendra “Konak”- Popova Shapka Info@konak.com.mk

SHIH MË TEPËR
image description

Shar Outdoors



Më tepër informacione do të gjeni në:
Tel 1: +389 71337 489
Tel 2: +389 75 563 130

SHIH MË TEPËR