QENDRA E SKIJIMIT ELEM TURS “POPOVA SHAPKA”
Vetëm 18 km nga Tetova dhe 58km nga Shkupi, në vetë zemrën e masivit, në lartësi mbidetare prej 1700m është vendosur qendra më e vjetër dhe më e njohur e skijimit “Popova Shapka” me shtigje të skijimit deri në 2500m lartësi mbidetare. Qendra e skijimit “Popova Shapka” disponon me 6 skiliftë dhe tre teleferikë. Gjatësia e skiliftëve dhe teleferikëve është 6.513metra. Kapaciteti i skiliftëve dhe teleferikëve është 4.138 skiatorë në orë, me shpejtësi mesatare të teleferikëve prej 3m/s. Shtigjet e skijimit janë të përshtatshme për fillestarë si dhe për skiatorë të avancuar. Gjatësia e shtigjeve të skijimit është 17.2km, prej të cilave 1.7km janë shtigje të lehta, 8.7km janë shtigje të mesme dhe 6.8km janë shtigje të vështira. Shtigjet e skijimit “Babin Izvor” dhe “Doll” janë shtigje të lehta, shtigjet e skijimit “Potok 1”, “Pionersko Brdo”, “Potok 2”, “Shën Ilia”, “Ajduçka ramnina 1”, “Ajduçka ramnina 2”, “Srt za Jelak” dhe “Gjysma Ceripashina” janë me vështirësi të mesme, ndërsa shtigjet e skijimit “Jelaku i Vogël” , “Jelaku i Vogël 1” , “Jelaku i Vogël 2” , “Ceripashina”, “Stena e Babunit” janë shtigje të vështira, të parapara për profesionistë. Më shumë informacione mund të gjeni në: Qendrën e skijimit “Popova Shapka” Adresa: 11 Tetori, nr.9, 1000 Shkup ТеTelefoni: +389 2 314 9128 Email: info@elemturs.mk
SHIH MË TEPËR
Klubi i skijimit “Shkëndia”
është formuar në vitin 1993. KS Shkëndia fillimisht ka punuar si shkollë skijimi, e cila ka qenë shumë e suksesshme dhe nëpër të cilën kanë kaluar rreth 2000 nxënës, prej të cilëve janë veçuar edhe garuesit e parë të skijimit. Në mileniumin e ri, vitin 2000, klubi i skijimit Shkëndia ka qenë iniciator dhe organizator i kupës së pionerëve “BEKA KUP”. Disa nga anëtarët më të suksesshëm të KS Shkëndia janë Dardan Dehari dhe Antonio Risteski, i cili ka qenë kandidat i reprezentacionit të Maqedonisë në lojërat Olimpike 2014 në Soçi të Rusisë.
Më tepër informacione do të gjeni në: Telefoni: +389 (0)70 255 995 e-mail: menan.memedi1@gmail.com