Turnetë e organizuara

Pjesa më “kull” e maleve është fakti se çdo herë mund të përjetoni aventurë, pa dallim a është koha e ngrohtë me diell apo bie borë, madje edhe shi. Turnetë e maleve çdo herë janë mënyrë e shkëlqyer të dilni edhe në male! Ju mund të ecni nëpër Malin Sharr nga një orë në ditë deri në ditë të tëra dhe të përjetoni shumë aventura si dhe të keni përvoja që më parë vetëm mund t’i paramendonit.

image description
Sezonet më të mira: Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor
Klube të famshme: Së shpejti...

TURNETË E ORGANIZUARA NË POPOVA SHAPKA

Zgjidh aventurën tënde verore
image description

Joga në mal

Mënyra e re e prekjes së vetes, natyrës dhe rrethinës. Përmbajtje për të gjitha moshat dhe ushtrime joga për të rritur dhe fëmijë, teknikat e frymëmarrjes, meditime, sesione për rritje dhe zhvillim personal, lojëra në grupe dhe gjithsesi hulumtime për pasuritë e fshehura dhe shëtitje në natyrë.

*Nëse jeni të interesuar për joga në mal, shihni ofertën për Popova Shapka.

Më tepër informacione do të gjeni në:
“Konak” – Popova Shapka
Kontakti: 078/32 98 98
Info-qendra “Konak”- Popova Shapka: Info@konak.com.mk

SHIH MË TEPËR
image description

Pamje panoramike me teleferik

Të tre teleferikët e Popova Shapka mundësojnë pamje panoramike në të gjitha stinët. Në dispozicion janë teleferikët “Ceripashina” “Shën Ilia” dhe teleferiku i sapondërtuar me gjashtë ulëse “Lajtner”. Mundësi të pafundme me argëtim në peizazhet e pafundme në Popova Shapka.

* Nëse jeni të interesuar për pamje panoramike me teleferik, shihni ofertën për Popova Shapka.

Më tepër informacione do të gjeni në:
Qendra e skijimit “Popova Shapka”
Adresa: 11 tetori, nr. 9, 1000 Shkup
Telefoni: +389 2 314 9128
Email: info@elemturs.mk

SHIH MË TEPËR
image description

Kalërimi

Hulumtoni pllajat e Malit Sharr me kalë! Pylli i dendur dhe shtigjet në majat e maleve presin derisa udhëheqësi juaj me përvojë ju udhëheq drejt një aventure mes vendeve të pashkelura. Pa dallim a kërkoni vozitje romantike apo aventurë të përshtatshme për tërë familjen, këto turne janë ideale për kalorësit me përvoja të ndryshme!

*Nëse jeni të interesuar për kalërim, shihni ofertën për Popova Shapka.

Shar mountain horse riding – kalërimi në Malin Sharr
Aventura më e mirë me kuaj në Maqedoni. Ne ua sigurojmë përvojën më të mirë të kalërimit dhe aventurën e jashtëzakonshme në Malin Sharr

Më tepër informacione do të gjeni në:
e-mail: sharrmountain.horseriding@gmail.com
Telefoni + 389 (0)77 540 654

image description

Leshnica

Një përvojë e re malore është vizita e Leshnicës së poshtme . Një destinacion i vizituar rrallë edhe përkrah faktit se llogaritet si pjesa më e bukur e Sharrit. Mbase për qasjen delikate. Leshnica është luginë në Malin Sharr, e cila ndodhet në pjesën qendrore, gjegjësisht në kraharorin e Malit Sharr. Ndryshe njihet edhe si zemra e Sharrit. Këtë luginë e zbukuron vendpozita dhe bukuria e veçantë. Nëpër të rrjedh edhe lumi më i madh tetovar, Shkumbini, i cili bashkohet me Lumin e Leshnicës, ndërsa në largësi shihet edhe pika më e lartë e Malit Sharr, Maja e Titos. Ndahet në Leshnicën e poshtme, e cila ndodhet në lartësi mbidetare prej 1450m dhe Leshnica e Epërme në 2221m lartësi mbidetare. Ky lokacion karakterizohet me karakter alpin, shkëmbinj të lartë, pyll të dendur ahu me gjelbërim të përhershëm si dhe florë e faunë të pasur, e cila mund të haset vetëm në këtë pjesë. Me rëndësi të veçantë janë frutat malore si boronicat, mjedrat dhe llojet e ndryshme të bimëve. Në afërsi të Leshnicës, në rrugën drejt ujëvarës së Krivoshijës ndodhet edhe Kaskada e Krivoshijës ose e njohur ndryshe në popull si koritat e Krivoshijës. Ujëvarat fantastike, të cilat për shkak të thyerjes së dritës, kazanët gjigantë si dhe ekot e ujëvarave janë sfidë për freskimin e më trimave.

*Nëse jeni të interesuar për vizitë njëditore të Leshnicës , shihni ofertën për Popova Shapka.

Vizitën njëditore në Leshnicë si dhe turnetë shumëditore me kamping mund t’i rezervoni në kompleksin e hoteleve “Konak”


Më tepër informacione do të gjeni në:
Nr. kontakti:078/32 98 98
Info-qendra “Konak” – Popova Shapka: Info@konak.com.mk

“Eskimo Freeride“
SHIH MË TEPËR за Eskimo Freeride
Kontakti: E-mail:
info@eskimo-freeride.com
Telefoni: +389 71 951 287; +385 95 512 3896
Skype: Eskimo-freeride

SHIH MË TEPËR